Pejën e pret sonte një duel shumë i rëndësishëm ndërkombëtar

15:12 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Klubi i basketbollit Peja do të takohet sonte në kuadër të Ligës Ballkanike me skuadrën nga Maqedonia Kumanova, duke filluar nga ora 19:00, transmeton Arbresh.info.

Kjo përballje do të zhvillohet në Palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë ,derisa i takon grupit D në Ligën Ballkanike.

Peja është skuadra e vetme kosovare e mbijetuar në këtë ligë.

Më parë janë eliminuar Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepça. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme