Qytetarët nga e gjithë vendi vijojnë masivisht dorëzimi vullnetar të armëve dhe municioneve luftarake.
Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 19.870 fishekë, 49 granata, 40 ndezësa, 300 kapsolla elektrike si dhe 3 kallëpe me lëndë plasëse.
Konkretisht në qarqet:
QARKU DURRËS
Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri dhe 600 fishekë.
QARKU GJIROKASTËR
Janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 6100 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gjirokastër 1 armë zjarri dhe 5380 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Përmet janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 720 fishekë.
QARKU FIER
Dorëzohen nga qytetarët 9 armë zjarri, 590 fishekë, 24 granata dhe 40 ndezës, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier, 6 armë zjarri, 500 fishekë, 24 granata dhe 40 ndezës. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Patos 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër 1 armë zjarri dhe 90 fishekë.
QARKU BERAT
Dorëzohen nga qytetarët 3 armë zjarri, 2210 fishekë, 5 granata ofensive dhe 300 kapsolla elektrike, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Kuçovë 1 armë zjarri, 50 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Berat 2 armë zjarri, 2160 copë fishekë, 300 kapsolla elektrike.
QARKU ELBASAN
Dorëzohen 4 armë zjarri, 4970 fishekë dhe 3 kallëpe lëndë plasëse, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Elbasan 1 armë zjarri dhe 100 copë fishekë, në Komisariatin e Policisë Librazhd 1 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Gramsh 1 armë zjarri e 4200 copë fishekë, në Komisariatin e Policisë Peqin 1 armë zjarri, 670 fishekë dhe 3 kallëpe lëndë plasëse.
QARKU DIBËR
Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Komsi, Rukaj, Lis, Burrel e Klos, 13 armë zjarri ndër to 1 mitraloz, 5400 fishekë si dhe 20 granata.
“Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës “Shqipëria pa armë”, për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.
Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017. Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t’i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill. ”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...