Ministri Murati, priti ambasadorin italian në Kosovë, Sardi

15:03 | 8 Shkurt 2017
M. A.

Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo SARDI.

Gjatë këtij, takimi ministri Murati e njoftoi ambasadorin Sardi për politikat e MeD-së dhe  projektet e realizuara, si regjistrimi i diasporës, proces tashmë i përfunduar, të dhënat e të cilit do të dalin muajt e ardhshëm.

Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin Kosovë-Itali, veçanërisht në fushën e kulturës e të arsimit, si dhe për komunitetin e shqiptar  që jeton dhe vepron atje.

Ministri Murati foli edhe për mësimin e gjuhës shqipe në Itali, për organizimin e diasporës atje, për rrjetet e krijuara të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë, për investimet në zhvillimin ekonomik të vendit, për krijimin e kushteve  për të investuar në Kosovë, por edhe për tema të tjera që lidhen me diasporën.

Ndërkaq, ambasadori italian  Sardi, theksoi se shqiptarët janë mjaft mirë të integruar në shtetin italian. Ai tha se MeD-ja do ta ketë mbështetjen e tij në aktivitete që do të organizohen , qoftë arsimore apo kulturore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme