Google ADS

City mposhtë Barçën, Realin dhe Atleticon për këtë yll

14:28 | 8 Shkurt 2017
Arbresh Info

Manchester City ka rënë dakord të nënshkruaj me adoleshentin e Real Mollorcas, Richard Dionkou.

Strategjia e skuadrës angleze për rekrutimin e të rinjve është duke i ofruar atyre disa nga talentët më të mirë të elitës evropiane para rivalëve në Premierë Ligë dhe në ligat e tjera, transmeton portali arbresh.info.

Muajin e kaluar ata nënshkruan me mbrojtësin 13-vjeçar Finley Burns nga Southend United për 170.000 funte dhe me sulmuesin 15-vjeçar të Valencias Nail Touaizi për 255.000 funte.

16-vjeçari Richard Dionkou do të përfundoj sezonin në Mallorca para se t’i bashkohet akademisë së Cityt gjatë verës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, që vjen nga Senegali, ishte gjithashtu shënjestër e Barcelonës, Atleticos dhe Real Madridit./arbresh.info

Të ngjashme