Google ADS

Afganistan: ISIS vranë gjashtë punëtorë të Kryqit të Kuq

14:45 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ushtarë të dyshuar të ISIS-it kanë vrarë të paktën gjashtë punëtorë afgan të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq teksa po bartnin ndihma për në veri të vendit në zonat e prekura nga bora e madhe.  

Ndërsa dy punëtorë tjerë janë ende të zhdukur, ka bërë të ditur zëdhënësi i organizatës, Thomas Glass, por grupi tha se nuk janë në dijeni se nga kush janë sulmuar, transmeton arbresh.info.

Ndërsa guvernatori i provincës Jowzjan, Lotfullah Azizi, vend ky në të cilin ishte kryer sulmi tha se ata ishin sulmuar nga grupi terrorist Shteti Islamik i cili është shumë aktiv në këtë zonë.

Shefi i policisë tha se trupat e të vdekurve janë sjellë në kryeqytet për ekzaminime ndërsa ka filluar kërkimi për të pagjeturit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme