Procesi i vettingut është jetik për ti hapur derën negociatave të anëtarësimit në BE. Kështu është shprehur Gjenovefa Ruiz Kalavera, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, e cila është në krye të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut.
Në një dalje për mediat këtë të mërkurë, Kalavera tha se ONM do të kryejë një monitorim të fuqishëm, por nuk merr vendime ekzekutive.
“ONM po kryen monitorim të fuqishëm por nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces do i takojne autoriteteve shqiptare. Që nesër do të fillojë puna me ekspertë të kualifikuar që do të jenë vëzhgues ndërkombëtar afashkurtër që do të dërgohen për të monitoruar fazën e parë”, tha Ruiz Kalavera.
ONM do të hartojë rekomandime përmes zyrës së Avokatit të Popullit për kandidatët për vettingun, por sipas saj, do të jetë përgjegjësi e autoriteteve shqiptare të përfundojnë procesin dhe të emërojnë kandidatët për organet e vettingut.
“Pasi faza e parë të jetë përfunduar fillon faza e dytë dhe KE me SHBA do të sjellë ekip afatgjatë vëzhguesit ndërkombëtar, specialistë dhe të nivelit të lartë që do të monitorojnë procesin e vettingut”, shtoi ajo më tej.
Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis plotësisht më 16 shkurt, kur, me të drejtën që u jep ligji, vëzhguesit ndërkombëtarë të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin Kuvendit deri më 1 mars “listën e tyre të zezë”, që do të përbëhet nga ata kandidatë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjykon se nuk duhet të jenë anëtarë të organeve të reja të “vetting”-ut.
/ Top Channel
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke