Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar sot në lidhje me sulmin ndaj zyrtarëve të Doganës që ka ndodhur më 6 shkurt në Vushtrri.
Sipas Sindikatës së Pavarur të Doganës, njësitë e këtij institucioni gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në regjionin e Mitrovicës kanë hasur në furgonin e njohur për autoritetet në momentin e kryerjes së aktivitetit kontrabandues me derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore.
“Zyrtarët në fjalë kanë arritur që të mbajnë personin e dyshimtë në mbajtje derisa ka ardhur Policia dhe i njëjti është në mbajtje/arrest nga Policia e Kosovës”, thuhet në reagim.
Si rezultat i sulmit fizik , zyrtarët e lenduar janë dërguar për trajtim me ekzaminime të thella në Qendrën Spitalore në Prishtinë, ku edhe aktualisht janë duke i’u nënshtruar ekzaminimeve nga specialistet relevant.
“Pas sulmit ndaj oficerëve doganor Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) është e shqetësuar me veprimet e personave të papërgjegjshëm të cilët për interesa personale dhe private sulmuan oficerët doganor gjatë kryerjes së punëve zyrtare”, thuhet në reagim.
Sindikata konsideron se ky sulm tregon rreziqet e përditshme me të cilat ballafaqohen zyrtarët doganor gjatë mbledhjes së taksave, luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal, mbrojtjen e qytetarëve nga produktet e dyshimta dhe shumë detyra të tjera.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...