Reforma e nisur me shkarkimin nga puna të drejtorit të Informacionit, Armand Shkullaku në ABC ka vazhduar edhe në këto ditë të para të muajit shkurt.
Burime nga televizioni informativ kanë bërë të ditur për SYRI.net se janë shkarkuar nga puna edhe disa gazetarë, ndërsa janë mbyllur edhe emisione.
Burimet thanë së është shkarkuar gazetarja e kulturës, Elsa Demo, ndërsa është ndërprerë edhe emisioni “Takime Kulture në Abc”!
Gjithashtu është shkarkuar nga nga puna gazetarja Alisa Braho, duke i ndërprerë edhe emisioni “Kofidencë”, që ajo bënte në këtë televizion.
Po ashtu është larguar edhe moderatorja e motit, Brikena Priftaj, e cila do të zëvendësohet me një tjetër vajzë, këtë herë të sjellë nga drejtuesit e rinj të televizionit.
Është dorëhequr redaktori Dorian Kodra, i cili duket se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Shkullakun tek faqja online e këtij të fundit.
Ndërsa gazetares Mimoza Koçiu e cila bën emisionin “Politika” mësohet se i janë ngarkuar edhe detyra të tjera në këtë televizion.
Këto lëvizje kanë ardhur menjëherë pas largimit të Armand Shkullakut, i cili u shkarkua dhe zyrtarizimi është bërë në datën 31 janar 2017.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...