Google ADS

Prindërit i dalin në mbrojtje mësueses Lendita Ilazi-Fazliu (FOTO)

11:16 | 8 Shkurt 2017
M. A.

Pas veprimit të mësueses së shkollës ‘’Emin Duraku’’ e cila kishte postuar në facebook fotografi të nxënësve për shkak të mos përfundimit të nje detyre dhe për mos-mbajtje të higjienës së nxënësve, prindërit e fëmijëve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Në një fotografi siguruar nga Klan Kosova, shihen nënshkrimet e të gjithë prindërve të nxënësve në fjalë të cilët kanë pranuar se me dëshirën e tyre është hapur grupi i mbyllur për të qenë sa më të informuar për fëmijët në rrjetin social facebook nga mësuesja Lindita Ilazi-Fazliu.

Më tutje thuhet se nuk kanë asnjë vërejtje në lidhje me punën që mësuesja Lendita ka bërë gjatë dhe para kësaj periudhe.

Në deklaratën e miratuar, prindër poashtu konfirmojnë mbështetjen e tyre për mësesen Ilazi-Fazliu, ku thuhet se ata kanë  qenë të pajtimit për ta hapur grupin ”Grupi Mësuese dhe prindër”.

download-7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme