Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Skender Avdiu, kanë pritur një delegacion të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, me në krye Hasnije Ilazin, kryetare dhe shefe e Departamentit të Filozofisë në Fakultetin Filozofik Publik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në takim është biseduar për shqetësimin e Shoqatës së Filozofëve të Kosovës për të larguar nga plan-programet mësimore të shkollave të mesme të lëndëve filozofike, siç janë filozofia, logjika, etika etj, që parashihet me kurrikulën e re të Ministrisë Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Takime të këtilla do të mbahen në të gjitha komunat e Mitrovicës dhe do t’i organizoi Shoqata e Filozofëve të Kosovës, si përgatitje për debatin publik që do të mbahet më 22.02.2017 në Prishtinë, ku do të merr pjesë edhe Ministri Arsim Bajrami, për të biseduar lidhur me këtë çështje. Takimet tashmë janë mbajtur në Ferizaj dhe Obiliq.
Shoqata e Filzofëve të Kosovës, para drejtuesve komunal bënë publik qëndrimin e tyre se janë kundër mospërfshirjes së lëndëve filozofike në kurrikulën e re, sepse sipas tyre do të dëmtohet mendimi kritik që ka reflektim në tërë jetën shoqërore dhe se do të mbesin pa punë një numër i madh profesorësh të këtyre lëndëve, andaj edhe kërkojnë që kjo mos të ndodhë.
Nënkryetari Mujka dhe drejtori Avdiu i dhanë përkrahje të plotë qëndrimit të Shoqatë së Filozofëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë si një kërkesë të drejtë dhe të arsyeshme. Mirëpo, ata thanë se kjo është çështje e MASHT-it dhe se duhet ët zgjidhet mm marrëveshje që është në interes të ët gjitha palëve.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...