Google ADS

Ministria e Infrastrukturës investon 50 mijë euro në Hanin e Elezit

10:09 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka nënshkruar memorandume me gati të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës me anë të së cilëve do të financojë projektet infrastrukturore nëpër këto komuna.

Një memorandum mirëkuptimi Zharku e ka nënshkruar edhe me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma.

Shuma që do të investojë Ministria në këtë komunë kryesisht në asfaltimin e disa rrugëve është vetëm 50 mijë euro.

Siç njoftohet nga Ministria e Infrastrukturës me anë të këtij memorandumi Ministria obligohet të sigurojë mjetet financiare për të dyja projektet, ndërsa komuna obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme