Ministria e Infrastrukturës do të financojë ndërtimin e dy rrugëve në komunën e Podujevës.
Për këtë sot është nënshkruar një memorandum në mes të ministrit Lutfi Zharku dhe kryetarit të Podujevës Agim Veliu.
Në këtë projekt do të ndërtohet rruga Shajkovc – Xehrore, në vlerë prej 300 mijë euro, dhe Pakashticë – Çenogë në vlerë prej 720 mijë euro.
Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Podujevës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë./Arbresh.info.
Parashikimi i motit për sot
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...