Google ADS

Apple iPhone 6S me kamerë 12 megapiksel të prodhuar nga Sony

19:15 | 25 Maj 2015
Arbresh Info

Bazuar në disa burime, duket që kamera prapa e gjeneratës së ardhshme të iPhone-it do të jetë 12 megapiksel, duke u ngritur nga ajo me 8 megapiksel që gjendet në modelet e fundit, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Informata të tjera rreth kësaj kamere janë lëshuar nga Azia, ku sipas këtyre burimeve Apple do të përdorë sensor të krijuar nga Sony.

Përveç kësaj, aty do të jetë edhe një ndryshim i vogël por i dallueshëm me këtë sensor që do i lejojë kamerës të jetë e pajisur më mirë për të prodhuar imazhe kualitative edhe në ambiente ku ndriçimi mungon, transmeton arbresh.info. Po ashtu, është thënë se shpejtësia për fokus në kamerë do të jetë më e madhe në krahasim me kamerat aktuale që gjenden tek pajisjet e fundit të kompanisë.

Ndryshe nga datat e zakonshme që Apple lanson pajisjet, këtë vit iPhone 6S pritet të zbulohet në fillim të muajit Gusht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme