Google ADS

Mërzitet Suarez, e ka një arsye shumë të fortë

08:27 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit pasi që në ndeshjen gjysmëfinale u ndëshkua me karton të kuq, raporton Arbresh.info.

Ish-futbollistit të Liverpoolit i vjen shumë keq që nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në finalen e madhe.

Ai e qëlloi me bërryl Koken e Atletico Madridit në takimin e mbrëmshëm ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin.

“Nuk e qëllova. Jam shumë i mërzitur që do të mungoj në finale. Kartoni im i verdhë ishte për ndërhyrjen e parë që bëra”, ka thënë Suarez. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme