Deri në mesditë, zonat jugore do të karakterizohen nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme dhe reshje të dobëta rrezikojnë zonat Veriore dhe më pak zonat Qendrore të vendit.
Mesdita do të sjellë stabilizim gradual të kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa zonat malore paraqiten me vranësira më të dukshme si dhe mbeten të rrezikuara nga reshje të pakta me karakter lokal.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të sjellë 2- 3 gradë rënie të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke gjeneruar në det, dallgëzim 2- 3 ballë./Albeu.com/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?