Google ADS

Njihuni me kafshën e rrallë, leopardin e detit

18:21 | 7 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një grup njerëzisht janë drejtuar në botën e akullit, për t’u njohur me gjallesat ujore të Antarktikës. Rrallë herë e  përshkuar nga njerëzit, Antarktika i pret ata që të sfidohen me këto gjallesa.

Njëri prej këtyre njerëzve, ishte njohur më parë me njërin nga këto gjallesa, në një nga makthet e tij gjatë natës, në ëndërr. Ai ka ardhur në Antarktikë që të përballet me frikën e vet.

Përgatitja e njerëzve ka qenë e madhe. Që nga anija ata shohin një krijesë ujore teksa han një pinguin të ngordhur.

Pinguinët tjerë ikin nga uji dhe dalin në pellg për t’u mbrojtur nga ajo gjallesë.

Antaktika është kontinenti më i ftohtë në botë, -89 gradë ka qenë temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këtë vend.

Leopardi i detit, përderisa nuk ka parë më parë njerëz, sillet shumë çuditshëm. Ai ishte shumë i madh dhe kur njeriu që kishte hyrë në ujë për të xhiruar, vjen krejt papritur dhe mundohet ta thyejë kureshtjen e vet ndaj kamerës dhe një krijese njerëzore. Më pas leopardi e ndjek anijen, aq i impresionuar duket.

Në dokumentarin nga NatGeo, mund të shihni jetën këtyre krijesave, jetën dhe vdekjen, përballjen me rrezikun, mënyrat si marrin ushqim e shumë të tjera.

 

https://www.youtube.com/watch?v=RXLmMTDSZ6U

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme