Google ADS

E lë gruaja pas 22 vitesh martesë sepse kishte votuar për Trumpin

16:57 | 7 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gayle McCormick është ndarë nga burri i saj pas 22 vjetëve martesë sepse ai kishte votuar Trumpin. Ajo tha se ndjehej e tradhtuar.

“Më ka shkatërruar kur e morra vesh se ai do të votonte për Trump”, tha gruaja 73 vjeçare e cila kurrë më parë nuk kishte menduar se do të ndahej nga bashkë udhëtari i jetës, transmeton arbresh.info.

Në një studim të bërë nga Reuters thuhet se rreth 6,426 persona janë grindur me familjet e tyre për shkak të zgjedhjeve ndërsa 16% nga ky numër kanë thënë se nuk flasin më me familjen.

Nga kjo shihet edhe ndikimi i zgjedhjeve të fundit në ShBA, jo vetëm në shtet por edhe në familje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme