Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzat Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune.
Projektet në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë: ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200 mijë euro; asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350 mijë euro; asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200 mijë euro; asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të cilat projekte do të investohen 150 mijë euro.
Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithsej 900 mijë euro.
Parashikimi i motit për sot
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...