Kancelarja Angel Merkel ka deklaruar se kundërshton hapat e njëanshëm që imponojnë tarifat mbi importet, duke shtuar se nëse administrate e re e SHBA-ve vazhdon të marrë të tilla masa, Gjermania do të duhet të vendosë se si t’i përgjigjet.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar kompanitë e makinave gjermane se ai do të vazhdojë të vendosë një taksë prej 35% për automjetet e importuara në tregun e Shteteve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.
“Ne do të shohim se çfarë vendimesh do të marrë administrata e SHBA-ve dhe pastaj duhet të vendosim se si të reagojmë”, ka thënë Merkel.
Merkel theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë një ndër partnerët më të rëndësishëm në tregtinë gjermane dhe se Gjermania do të vazhdojë të kërkojë të mbajë të njejtat lidhje./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...