Ekipi për reagim ndaj emergjencave kompjuterike listohet në Trusted Introducer

11:02 | 6 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për reagim ndaj emergjencave kompjuterike(CERT), është listuar në komunitetin ndërkombëtar të ekipeve për parandalim të sulmeve kibernetike, Trusted Introducer.

Trusted Introducer është komunitet ndërkombëtar i ekipeve për reagim të emergjencave kompjuterike, përmes të cilëve krijohet besueshmëria e shërbimeve të infrastrukturës së teknologjisë informative dhe komunikuese dhe shërben si zyrë qendrore për të gjitha ekipet e reagimit të sigurisë dhe të incidentit.

Ky është një hap me rëndësi për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, pasi që tani ekipi i CERT-it i MPB-së, do të ketë qasje në informatat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.

Ekipi i CERT-it të MPB-së, ka arritur rezultatet maksimale, të parapara me objektivat e MPB-së, në një periudhe të shkurtë kohore. CERT – MPB, përveç këtij suksesi, ka ndjekur trajnimet në nivelin më të lartë, në këto dy vitet e fundit dhe ka realizuar një “inskenim të sulmit kibernetik në MPB”.

Raporti i sulmit të inskenuar kibernetikë, do te publikohet me qëllim që të ngritët vetëdija e përgjithshme ndaj sigurisë kibernetike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme