Rektori Dema thotë se në UP nuk ka ndikim politika

22:07 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Rektori i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ , Marjan Dema, shprehet i bindur se prej ardhjes së tij në krye të rektoratit janë vënë standarde të cilat janë të pakapërcyeshme për të gjithë stafin që synon avancimin.

Sipas tij standardet e krijuara mbajnë larg edhe ndërhyrjet politike.

“Kurrë në jetë prej kësaj dite nuk kam ndërhy në asnjë pranim të studentëve në asnjë avancim, në asnjë pranim as të stafit të ri. Asnjë.”, thotë ai.

‘Unë edhe me dashtë nuk mundem me i ndihmu as Hashim Thaçit, as Isa Mustafës sepse mu standardet nuk më lejojnë”, theksoi ai./Rrokumtv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme