Google ADS

‘Cicërimat’ e Donald Trump përkthehen në japonisht

17:53 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Qytetarët japonezë që nuk janë njohuri të madhe në gjuhën angleze, tani do ta kenë më të lehtë të kuptojnë mentalitetin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, pasi një student 17-vjeçar  ka marrë mision të përkthejë ato.

Presidenti Donald Trump është një përdorues i rregullt i rrjetit social Twitter dhe ndër të tjera ka bërë kurizë shumë njerëz që ‘të ndjekin’ atë dhe të kuptojnë mentalitetin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Deri me tani, miliona japonez nuk e kanë kuptuar saktë Presidentin e ri të SHBA-ve, por fal punës së një student, ata nuk do ta kenë më këtë pengesë.

Që nga nëntori i vitit 2016, student i njohur si K-T, ka përkthyer pothujase të gjitha postimet e Donald Trump.

Sipas mediave japoneze, studeni këtë iniciativë e ka marrë me qëllimin e përmisimit të gjuhës angleze, ndërsa tutje ka filluar edhe të interesohet për politikën në Shtetet e Bashkuara.

Përkushtimi dhe entuziami i tij nuk kanë shkuar pa u vënë re, pasi llogaria e tij tashmë ka 80 mijë ndjekës dhe vazhdon të rritet brenda çdo dite./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme