Tarifat e larta të energjisë elektrike , normat e larta të interesit bankar, taksat doganore, politikat fiskale… janë sfidat me të cilët janë duke u ballafaquar prodhuesit vendorë në Kosovë.
Këto shqetësime prodhuesve vendorë i shprehurën sot në fillim të tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, që po mbahet në Prishtinë, transmeton KP.
Arian Zeka, kryetar i OEAK, tha se deri tani është folur shumë për lehtësira fiskale, por deri tani prodhuesit vendorë nuk kanë parë asgjë konkrete.
Mërgim Prishtina, prodhues i barnave, tha se në Kosovë ambienti i të bërit biznes në përgjithësi është i rëndë dhe politikat fiskale nuk aplikohen, edhe përkundër asaj që ligji ekziston.
Po ashtu edhe Kujtim Gjevori nga kompania Scampa , tregoi për sfidat me të cilat është ballafaquar në fillim të biznesit. Ai tha se udhëzimet administrative të nxjerra nga vetë shteti pa konsultim me prodhuesit I kanë dëmtuar ata.
Edhe Lulzim Mustafa , prodhues i lëngjeve “Fluid”, ka treguar për pengesat me të cilat ballafaqohet si prodhues dhe eksportues.
Tryeza e sotme në Prishtinë ishte aktiviteti i radhës i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, që ka për qëllim qëllim përmirësimin e klimës për bërje biznes në Kosovë.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?