Poeti i njohur, Dritëro Agolli ka një personazh aktiv, jo i strukturuar vetëm në kopertina botimesh, por protagonist dhe komentues i ngjarjeve kryesore politiko-shoqërore të Shqipërisë.
Si i tillë, ai ka qenë shpesh prezent në faqet e gazetave me intervista sa herë që mendimi i tij i urtë thirrej në kauzë.
“Amaneti i Dritëroit: Trupin ma hidhni në Devoll”, titullohet intervista që poeti e dha vetë për “gazetën shqiptare” në 2 nëntor të vitit 2010. Asokohe, temë e ditës ishte ngjarja makabër e Boboshticës, ku ngritja e memorialit për vrasjen e një ushtari grek u shoqërua me dhunimin e varreve të vjetra të banorëve shqiptarë të zonës. Dritëroi foli, siç dinte ai, me sarkazmën e thjeshtë dhe “amanetin”: Kur të mos jem, eshtrat mi hidhni në Devoll.
“Dhe pas asaj që ndodhi, nuk besoj të ketë njeri me mend, që të lërë ndonjë testament ku të kërkojë t’i bëjnë ndonjë bust a përmendore. Qoftë ky inxhinier me famë, shkencëtar apo poet, askush nuk ka dëshirë të bëhet monument për të. Unë për vete nuk do të kisha dëshirë të më bëhej, gjithnjë nëse do ta meritoja. Madje, siç ka ardhur koha që mbi kockat tona vijnë e ngrihen kryqe e gjysmëhëna në varreza, më mirë do të ishte që ta digjnin trupin, ta kthenin në hi dhe ta hidhnin në lumë, në Devoll. Aty askush nuk e gjen dot. Edhe unë po mendoj për këtë gjë, sa të dhjesin grekët mbi mua, më mirë të më digjet trupi e të hidhet në Devoll, se aty s’kanë nga ta gjejnë”, u përgjigj Dritëro Agolli.
Shkrimtari i shquar shqiptar Dritëro Agolli, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spital, ku ishte shkruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës prej disa ditësh për shkak të një komplikacioni që ka pasur në rrugët e frymëmarrjes.
Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar shumë kohët e fundit, madje pak ditë më parë ishin familjarët dhe mjekët që ngulën këmbë se duhej të shtrohej, po në vend që të përmirësohej i madhi i letrave ka ndërruar jetë.
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Shën Petërburg.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur me gjini e lloje të ndryshme:poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...