Nuk ka asgjë më qetësuese se një shëtitje e ngadaltë me makinë nëpër fshat, larg zhurmës së mjeteve që lëvizin me shpejtësi të çmendur.
Por veç rrugëve të qeta të fshatit, janë edhe këto rrugë të rrezikshme, ku eksperienca e udhëtimit nuk krahasohet me asgjë tjetër. Disa të ndërtuara me dorë, disa plotësisht të fshehura nga uji apo shkëmbinjtë, ja cilat janë 15 rrugët më të çmendura në botë.
Zoji La, Indi
Ladakh dhe Kashmir lidhen nga kjo rrugë 9 kiolmetërshe. Në krye të saj. kjo rrugë është shumë e ngushtë, edhe pse në të duhet të shkëmbehen dy makina, pa marrë parasysh se aty duhet të kalojnë edhe bagëtitë.
Transfăgărășan, Rumani
Kjo rrugë ndodhet në malet Karpate. Ajo arrin një lartësi prej 2034 metrash dhe është rruga më e lartë në Rumani. Transfăgărășan është e njohur për pamjet e saj të mrekullueshëm dhe rrezikun që bart.
Autostrada Dalton, Alaskë
Autostrada e Dalton është më e izoluara në botë. Ajo është 666 kilomtera e gjatë, dhe lidh vetëm 3 fshatra të vegjël. Kjo rrugë konsiderohet edhe si autostrada më e ngrirë në botë.
Khardung La, Indi
Sipas zyrtarëve vendorë, kjo rrugë është 5602 metra e gjatë. Rekordet Guinness dhe National Geographic e kanë njohur Khardung La si rrugën më të gjatë në botë.
Rruga Yungas, Bolivi
Kjo rrugë është një nga më të rrezikshmet në botë. 200-300 persona në vit humbin jetën duke kaluar këtu. Në njërin krah të saj gjenden malet, ndërsa në tjetrin shkëmbinj një mprehtë. Është e frikshme të mendosh të kalosh me makinë në këtë rrugë.
Rruga e Oqeanit Atlantik, Norvegji
Rruga e Oqeanit Atlantik lidh fshatra të vegjël në breg të oqeanit. Është një nga rrugët më të frekuentuara nga turistët, pasi pamjet e saj të lënë pa frymë.
Tuneli Guoliang, Kinë
Tuneli Guoliang është ndërtuar nga banorët vendas. Një rrugë që kalonte mes përmes malit ishte e vetmja mënyrë komunikimi mes fshatit dhe pjesës tjetër të botës. Më vonë qeveria ndërtoi një tunel me gjatësi prej 1200 metrash për të ndihmuar vendasit me transportin.
Le Passage du Gois, Francë
Kjo rrugë është e kalueshme vetëm disa orë në ditë. Rruga zhytet në det pjesën tjetër të ditës. Përpara se të hysh në rrugën me gjatësi prej 4,5 km, duhen lexuar tabelat orientuese, përndryshe makina juaj mund të zhytet në ujë nga batica.
Rruga e maleve Tianmen, Kinë
Kjo rrugë është 10 kilometër e gjatë dhe ka 99 kthesa. Duhet të kesh vërtetë nerva çeliku që të kalosh me sukses në këtë rrugë.
Hana, Hauai
Kjo rrugë 112 kilometërshe lidh Kahului dhe Hana, në ishullin hauajan të Maui. Rruga e ngushtë dredha-dredha lidh 59 ura, 46 nga të cilat kanë vetëm një korsi. Shpesh rruga është e mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Kolima, Rusi
Emri zyrtar i rrugës që lidh Yakutsk dhe Magadan është Kolima, por njerëzit e quajnë gjithmonë ‘rruga e vdekjes’. 90 kilometrat e parë u ndërtuan në vitit 1932 nga të burgosurit. Rruga u përfundua në vitin 1953.
Col de la Bonette, Francë
Ky kalim i rrezikshëm nëpër mal ndodhet në lartësinë 2000 metra në alpet franceze, në kufi me Italinë. Kjo rrugë ka kthesa të pjerrëta dhe të papritura.
Shtegu Gotthard, Zvicër
Kjo është një nga rrugët më të gjata malore në Alpe. Rruga 64 kilometra e gjatë ka kthesa të panumërta dhe të surprizon me peizazhin e mrekullueshëm që shfaq para saj.
Rruga e Kaukazit, Rusi
Kjo rrugë e ngushtë lidh Sochi dhe liqenin Ritsa përmes maleve. Është e frikshme dhe mbresëlënëse në të njëjtën kohë. Ja vlen të shihet të paktën një herë në jetë.
Ura Eshima Ohashi, Japoni
Edhe pse është vetëm një urë, ajo është po aq e rrezikshme sa edhe rrugët e përmendura më sipër. Është rreth 1,7 kilometra e gjatë dhe 11,3 metra e gjerë. Nga larg, ura duket e pamundur për t’u kaluar. Kjo lartësi lejon anijet e mëdha të lundrojnë nën të.
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...
Vdes qytetari që u aksidentua me një veturë të policisë, IPK...