1. Nëse zgjedhni një background të mbyllët, bateria juaj do të qëndrojë më gjatë. Kjo nuk është veti e të gjitha pajisjeve Android, por tashmë funksionon në shumicën e smartfonëve dhe tabletëve Samsung.
2. Jo vetëm që mund të lexoni artikuj, ato edhe mund ti dëgjoni nëse keni Android. Prandaj nëse preferoni që një informatë ta dëgjoni në vend se ta lexoni shkoni në Settings -> Accessibility dhe bëni on opsionin Text-to-Speech Output.
3. Nëse doni që përkohësisht t’ia jepni telefonin dikur tjetër dhe të mbani të dhënat tuaja konfidenciale, përdorni Guest Mode. -transmeton arbresh.info. Shkoni te ikona e përdoruesit në këndin e djathtë. Do të paraqitet Add guest ikona dhe ju do ta keni mundësinë të zgjedhni veprimet që i lejohen personit që ka telefonin tuaj.
4. Njerëzit me shikim të dobër nuk e kanë idenë se sa shumë do të ju ndihmojë kjo veçori. Shkoni në Settings -> Accessibility -> Magnification gestures dhe pastaj do ta keni mundësinë të zmadhoni çdo pjesë të ekranit me një prekje.
5. Dhen sigurisht loja sekrete. Duke fikkuar me Android 2.3 Gingerbread, Google ka vendosur një dhuratë sekrete për të gjithë përdoruesit e këtyre pajisjeve. Gjetja e saj mund të jetë e vëshitrë. Ndiqni këto udhëzime: Shkoni në Settings, pastaj About phone ose About table. Klikoni shpejt verzionin Android disa herë dhe do të paraqitet një marshmallou në ekran. Prekni përsëri dhe do të hapet mini loja speciale./arbresh.info
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator