Një pajisje e vogël për orën tuaj të mençur Android Wear apo Pebble Time mund të shtojë funksionin për kontrollim me anë të gjesteve në mekanizmin e orës tuaj. I quajtur ‘Aria’, kjo pajisje është në gjendje të zbuloj lëvizjet e gishtave duke monitoruar kyçin e dorës.
Aria i është drejtuar Kickstarter ku shpreson të rris fondin për të vazhduar prodhimin e këtij aksesori. Versioni për orën Pebble Time lidhet direkt me orën dhe mjaftojnë 69 dollarë për të blerë këtë pajisje që nuk kërkon bateri apo lidhje me Bluetooth, transmeton arbresh.info. Ndërsa, versioni për Android Wear kushton edhe 100 dollarë më shumë, por vjen me bateri si dhe përdor lidhjen BLE.
Aria pritet të shtohet tek Kickstarter brenda javëve të ardhshme, ku nëse arrinë fondin e kërkuar, atëherë ju do të jeni në gjendje të porosisni një aksesor të tillë për orën tuaj të mençur./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=D4IrLj-ApDs
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...