Shkruan: Faik Krasniqi
Kosovës i duhet një Gjykatë Speciale për krime të rënda ekonomike dhe për vrasjet me motive politike, sepse drejtësia e Kosovës për 16 vite me rradhë ka dështuar që prapa grilave t’i dërgojë njerëzit e korruptuar, e sidomos ‘peshqit e mëdhenjë’ të politikës, të cilët janë fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë, njëkohësisht edhe kapot e krimit të organizuar dhe korrupsionit!
Dhe deri sa të kemi në pushtet dhe në skenën politike, këtë kastë të vjetër të tejkriminalizuar, të korruptuar dhe mafioze, asnjë rast i vetëm nuk do të zbulohet, as i krimeve ekonomike, as i krimit të organizuar dhe asnjë vrasje me motive politike, sepse prapa tyre qëndrojnë matrapazët e politikës dhe të nëntokës, dhe asnjë prokuror e gjykatës i Kosovës, nuk e ka dhe as nuk do ta ketë kurrë guximin të merret me këto çështje!
Ky është edhe shkaku që asnjë zyrtar i lartë, deri më tash nuk ka përfunduar prapa grilave për korrupsion dhe krim të organizuar!
Por edhe asnjë vrasje e vetme me motive politike nuk është zbardhur deri më tash, thua sikur ata janë vrarë nga jashtëtokësorët!
Meqë drejtësia e Kosovës nuk u tregua e zonja ta bëjë një të tillë, kjo Gjykatë Speciale është e obliguar dhe duhet ta pastroj skenën politike nga njerëzit që i kanë duart me gjak dhe kanë bërë dhe vazhdojnë akoma të bëjnë krime të rënda ekonomike.
Prandaj kjo Gjykatë Speciale s’do të duhet të merrej vetëm me krimet e luftës, pasi aty s’ka punë, kur dihet shumë mirë që lufta jonë çlirimtare ka qenë e pastër si loti, por duhet të merret kryesisht me krimet e rënda ekonomike dhe vrasjet me motive politike, sepse aty ka shumë punë dhe bëhet rrënjësisht edhe pastrimi i skenës politike në Kosovë, nga të cilët tash e 16 vite po vuajnë qytetarët e saj, të cilët çdo ditë po ua shkatërrojnë jetën!
Deputetët e Kosovës janë të zgjedhurit e popullit dhe kanë kanë përgjegjësi të madhe para votuesve të tyre! Këta deputetë duhet të kenë shumë kujdes me votën, dhe nuk duhet ta votojnë këtë Gjykatë Speciale, nëse kjo Gjykatë nuk do t’i trajtojë edhe krimet e rënda ekonomike dhe vrasjet me motive politike, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni, i cili po vazhdon akoma, e ka lënë Kosovën të pazhvilluar ekonomikisht dhe në çdo aspekt!
Është në dorën e deputetëve që me votën e tyre për votimin e një Gjykate Speciale për krime ekonomike dhe vrasjet politike, ta pastrojnë Kosovën njëherë e mirë nga kriminelët, vrasësit dhe të korruptuarit nga skena politike dhe institucionet më të rëndësishme të vendit, në mënyrë që shteti i Kosovës për herë të parë të marrë frymë lirshëm nga uzurpatorët e shtetit, të cilët janë shndërruar në një ankth të madh dhe kanceri i gjithë shoqërisë! Nëse deputetët e Kosovës e votojnë Gjykatën Speciale, pa u futur aty që kjo Gjykatë do t’i trajtojë një nga një krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike, atëherë këta deputetë nuk ja vlen më të quhen përfaqësues të popullit, që punojnë për interesat e tyre, por servilë dhe marionetë të liderëve dhe partive, dhe me votën e tyre do bëhen mbështetës i të të gjitha të këqijave që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Kosovën e pasluftës! E nëse deputetët e bëjnë një gjë të tillë, këtë populli s’do t’ua falë kurrë dhe do t’i ndëshkoj rëndë me votë!
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër