“Palma e Artë” e edicionit të 68-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, i ka takuar filmit “Dheepan” i regjisorit Jacques Audiard.
Në ceremoninë që është mbajtur para pak çastesh, me çmimin për aktorin më të mirë është nderuar francezi Vincent Lindon. Ai e mori këtë çmim për rolin e tij në filmin “La Loi du Marché” (Masa e një burri), në të cilin dëgjoi urdhrat e Stéphane Brizé, e në të cilin ai portretizon një burrë që humb punën e tij dhe detyrohet të punojë si mbikëqyrës në një supermarket.
Çmimin për aktoren më të mirë e kanë ndarë amerikanja Rooney Mara për rolin në filmin “Carol” të Todd Hayne dhe aktorja franceze Emmanuelle Bercot për rolin në filmin “Mon Roi” (Mbreti im) të realizuar nën regji të Maïwenn Besco.
Çmimi i dytë shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes me filmin e tij “Saul Fia” (Djali i Saulit), derisa filmi “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë. Regjisori Hou Hsiao-Hsien fitoi çmimin për filmin “Nie Yinniang” (Vrasësi).
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”