Fituan bursën, por më pas u larguan pa asnjë paralajmërim nga lista e përfituesve në Fakultetin Filozofik.
Anita Avdyli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Filozofik, thotë se i plotësoi të gjitha kushtet për të fituar bursën, raporton KTV. Mirëpo, pasi dolën listat, emri i saj u tërhoq nga lista.
Për më tepër, kur ajo kërkoi sqarime nga Rektorati dhe kërkoi vendimin se përse u eliminua nga lista e përfituesve, zyrtarët e Rektoratit i thanë se nuk është nxjerrë ende vendimi.
Njëjtë si Anita, nga lista u largua, pa asnjë sqarim, edhe kolegu i saj, Florian Qerimi, i cili kishte përfituar bursën në mesin e 90 përfituesve tjerë.
Mirëpo, zyrtarët e Rektoratit thonë se Anita dhe Floriani u larguan nga përfituesit e bursës për shkak se nuk i plotësuan kushtet për ta fituar atë.
Megjithatë, ata pranojnë se gabuan dhe se vendimi për largim iu dha me vonesë studentëve, përcjell Koha.net. Sipas Pajazitit, ata kanë pranuar edhe ankesat e rreth 22 studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët njëjtë kishin aplikuar për bursë, por që u ishte refuzuar ajo.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...