Nga konkursi i muajit nëntor të vitit të kaluar që e ka siguruar lajmi.net, Naser Sahiti e ka fituar statusin e profesorit të rregullt pasi ka qenë i vetmi kandidat aplikues për 6 lëndë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike: Kaldajat e avullit, Efiçenca e energjisë, Baza e energjisë së ripërtërishme, Hidroteknologjia, Pajisjet hidraulike, Sistemet e qëndrueshme energjetike.
Kurse statusin e njëjtë e ka fituar edhe Hysen Bytyqi, këshilltar i rektorit, i cili më herët ka qenë edhe këshilltar i Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Edhe te ky rast krahu i djathtë i rektorit, ka qenë si kandidat i vetëm në 5 lëndë në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës: Hyrje në Shkencat Animale, Gjenetikë Kuanitative, Kapituj nga shkenca e ushqimit, Bazat e hulumtimit shkencor dhe Baza e shkencës së kafshëve.
Akuza për padrejtësi dhe shkelje ligjore ndaj këtyre vendimeve nga Senati, ka pasur nga profesorët e fakulteteve tjera që hyjnë në kuadër të Universiteti të Prishtinës.
Lajmi.net ka kontaktuar me profesorin e Fakultetit të Filologjisë, Milazim Krasniqi i cili ka deklaruar se pas mbledhjes së djeshme ai do të dërgojë ankesë në inspektoratin për arsim dhe në gjykatë, pasi sipas tij te ky rast ka shkelje ligjore.
“Pas mbledhjes e pres vendimin dhe do ta dërgojë ankesën në inspektoratin e arsimit dhe në gjykatë pasi këtu ka shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi duke shtuar se ai ka punime shkencore më shumë se këta kandidatë bashkë.
Në kuadër të Fakultetit Filologjik gjithashtu për të pasur ngritje në gradën shkencore janë refuzuar edhe emrat e Teuta Abrashit, Naser Mrasori, Isa Memishi e Sazana Çapriqi.
Për Universitetin e Prishtinës ky nuk është rasti i parë i llojeve të tilla të avancimeve.
Ibrahim Gashi dikur rektor i Universitetit të Prishtinës është avancuar në mënyrë të ngjashme, gjë që shkaktoi protesta nga studentët, dhe që solli edhe dorëheqjen e tij.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?