Për avancimin e njohurive në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, studentet kosovarë të këtij sektori do të përkrahen për studime të mëtejme jashtë vendit.
Qeveria e Hungarisë, ashtu si edhe viteve të kaluara, në bashkëpunim me FAO-n, edhe sivjet do të mbështesë studimet master për studentet e fushës së bujqësisë dhe veterinarisë me ndarjen e bursave për vitin akademik 2017/2018.
Bursat e fituara në kuadër të mbështetjes së Qeverisë hungareze për arsimin e lartë në Kosovë, do të përfshijnë studimet në fushën e zhvillimit rural dhe të agrobiznesit, në hortikulturë, si dhe në menaxhimin e bujqësisë dhe të ujërave.
Aplikimi për të përfituar në kuadër të këtij programi, ka filluar qysh më 4 janar të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 27 shkurt të këtij viti, ndërkaq aplikacionin dhe informatat për të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë aplikim të gjithë studentët mund t’i dërgojnë në këtë e-mail: [email protected].
Ndryshe, ndarja e këtyre bursave për studentët kosovarë, është vazhdimësi e një bashkëpunimi mes MBPZHR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë të Hungarisë, gjë që po ndikon që studentët kosovarë të marrin studime të avancuara në universitetet hungareze, që më pas të sjellin përvoja të reja në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...