Eksperti nga Londra, David Grant, ka zbuluar testamentin e “humbur” të sunduesit Aleksandri i Madh nga Maqedonia e vjetër, si pjesë e një libri, dhe thotë se “ai ka qenë para syve tanë gjatë gjithë kohës”.
Shkrimi në të cilin zbulohen planet e perandorit për të ardhmen, dëshirat e tij dhe kërkesat se si ai të varroset, ishte pjesë e librit Romanca e Aleksandrit, transmeton arbresh.info.
Gjeneralët e ushtrisë së tij kishin luftuar me dekada mes vete se kush do të marrë udhëheqjen e vendit, ndërsa në testament shkruhet se perandoria i ndahet dy djemve të tij.
Thuhet se testamenti ishte manipuluar nga ata sepse nuk dëshironin që djali i tij me nënë nga Azia, vend që ata e kishin pushtuar, të ishte udhëheqës i tyre.
Romanca e Aleksandrit, vepër kjo shumë e vjetër ishte neglizhuar nga shumë studiues dhe pjesa e testamentit mendohej se ishte vetëm një plan lufte për vendin./arbresh.info
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...