Google ADS

Shkencëtarët: Universi është thjeshtë një iluzion

16:38 | 31 Janar 2017
Arbresh.info

Universi mund të jetë një hologram i madh dhe shumë kompleks, si dhe perceptimi ynë për jetën 3-dimensionale mund të jetë thjesht një iluzion.

Këtë thotë një grup fizikanësh që prej vitesh studiojnë parregullsitë e fenomeneve pas “Big Bang”.

Ata pretendojnë se kanë gjetur fakte të konsiderueshme për të mbrojtur idenë e universit holografik i cili do të ndryshojë perceptimin tonë për botën që na rrethon.

Një ide e tillë është sugjeruar fillimisht në vitet ’90, sipas së cilës i gjithë informacioni që formon realitetin tonë 3D është i përfshirë në një sipërfaqe 2D, në ‘kufinjtë’ e saj.

Derimë tani, kjo teori ‘e guximshme’ nuk është testuar përfundimisht, ama disa modele matematikore sugjerojnë se parimi mund të jetë i vërtetë.

“Imagjinoni që çdo gjë që ju shihni, ndjeni apo dëgjoni në 3 dimensione, në fakt buron nga një fushë e sheshtë 2-dimensionale. Ideja është e ngjashme me atë të hologrameve të zakonshme ku një imazh 3D është i koduar në një sipërfaqe 2D, si hologramet në një kartë krediti.” – shprehet Profesori Kostas Skënderis i Universitetit të Southampton-it.

Më tej ai shton:

“Gjithsesi, këtë herë i gjithë universi është i koduar.”

Ai shprehet se teoria mund të krahasohet me të parit e një filmi 3D në kinema.

“Nëse ne lëvizim para në kohë, për shembull 50 vite nga sot, fizika do të duket shumë ndryshe, në të njëjtën mënyrë sesi fizika e shekullit të XX-ë na duket e ndryshme sot.” – shton Skënderis për “MailOnline”.

Shumë shkencëtarë të sotëm besojnë se Teoria e Gravitetit dhe ajo e fizikës Kuantike mund të kombinohen, për të zbuluar të dhëna të reja rreth universit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme