Nga zbulimet më të fundit në zonën pranë Kotorrit, në Malin e Zi, arkeologët pretendojnë se janë gjetur gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës.
Luan Perzhita , Drejtori i Muzeut Arkeologjik Të Tiranës është shprehur se zhvillimet e reja vijnë edhe nga fjala e fundit e teknologjisë për të sjellë në 3D sitet arkeologjike.
Të gjitha këto risu u bënë të ditura në Konferencën dy ditor Ndërkombëtare me temë ”Risi arkeologjike nga trevat shqiptare” organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Arkeologjisë . Në konferencëen e nisur të hënën dhe që vijon punimet edhe sot, do të paraqiten 15 kumtesa, me 62 autorë vendas dhe të huaj: nga Gjermania, Italia, Franca etj., si dhe nga rajoni i Ballkanit: Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, etj.
Zhvillime të reja vijnë edhe nga fjala e fundit e teknologjisë për të sjellë në 3D sitet arkeologjike.
”Kemi një teknologji të re që po e zhvillojmë tani për kthimin në 3D të të gjitha monumenteve që ndodhen në qytetet antike, siç kemi nisur me Universitetin Politeknik të Barit në Bylis, ku dora-dorës do të kthejmë në 3D të gjitha monumentet me qëllimin që vizitori të ballafaqohet me mënyrën sesi ka qenë dikur ky monument, e jo të shikojë thjesht një rrënojë, e cila për atë flet shumë pak”-shtoj me tej Luan Perzhita.
Konferencën e përshëndeti edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila adresoi disa aspekte të administrimit të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimeve për një funksionim efiçent të institucioneve që administrojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore dhe mbështesin kërkimet dhe kërkuesit në këtë fushë.
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli