Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit”.
Çmimi ‘Shkencëtari i vitit 2016” iu nda Kreshnik Hotit, ndërsa çmimi “Shkencëtari i ri i vitit 2016”, iu nda Shukri Klinakut, Haki Jasharit dhe Bujar Shabanit,
Ministri i Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se për të arriturat e vitit ministria ka stimuluar rritjen e mbështetjes së shtetit, në fushën e hulumtimeve.
Sipas tij, kjo zgjedhje e shkencëtarit të vitit është një mirënjohje simbolike për të treguar punën e hulumtuesve.
Ai shtoi se përmes kësaj mirënjohje ministria mundohet të vazhdojë me stimulimin e profesorëve dhe asistentëve që bëjnë hulumtime dhe që nuk lënë anash komponenten akademike dhe shkencore.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?