Çmimi i parë për poezinë më të mirë të lexuar i ka takuar poetit Agron Tufa, i cili prezantoi para auditorit të pranishëm vargje nga krijimtaria e tij.
Edicioni i këtij viti, i 26-ti me radhë, i shtyllës mbase më të veçantë “Pena e Flakës 2017”, ashtu siç është paralajmëruar edhe dëshmuar me prurje cilësore nga pjesëmarrësit e shumtë në “Ora e madhe letrare”, sikundër që ka spikatur edhe pjesëmarrja e autorëve të shquar me krijimet e tyre në konkursin letrar “Pena e Flakës 2017” në përgjithësi, si në prozë, ashtu edhe në poezi.
Në mesin e 97 poezive dhe 44 tregimeve të shkurtëra konkurruese, juria ka përzgjedhuar ato të cilat i ka vlerësuar më të arrira: “Eh Penelopë që thure e ç’thure veten”; “Ëndrra e saj” dhe “Lyra e shpirtit tim”, ishin krijimet në poezi, të përzgjedhura dhe prezantuara me shifra.
Poashtu juria ka bërë edhe përzgjedhjen e tri tregimeve të shkurta, nga 47 gjithsej sa kishin arritur në përgjithësi në redaksi me shifra.
Sabit Rrustemi njëri nga promotorët e shtyllës së manifestimit “Pena e Flakës 2017”, është deklaruar tejet i kënaqur me krijimet letrare e poetike në përgjithësi, derisa ka konstatuar atë që kishte paralajmëruar më parë se ky edicion do të jetë i veçantë si në sasi poashtu edhe cilësi.
Ndërsa krijuesja Fatime Kuli nga Shqipëria, me origjinë nga Qamëria, pasi ka vënë në spikamë pjesëmarrjen e saj të parë në këtë ngjarje të përvitshme letrare, është shprehur të jetë “intriguar” nga emërtimi i manifestimit “Flaka a Janarit”. Pikërisht ky emërtim ka thënë të ketë qenë arsyeja që e ka nxitë të jetë pjesë e konkursit letrar.
Ndërsa krijuesi Nexhat Rexha, duke i bërë një përshkrim shtyllës letrare të manifestimit, është shprehur në superlativ për prurjet letrare të këtij viti. Ai ka vënë në spikamë se ky edicioni i shtyllës “Pena e Flakës” është dëshmuar nga më cilësore deri më tani.
Çmimi i parë për autorin Agron Tufa në kuadër të orës së madhe letrare ishte më se i merituar”, ka thënë Rexha ndërsa ka vlerësuar edhe manifestimin “Flaka a Janarit 2017” si tërësi në përgjithësi.
Të gjitha punimet e shpërblyera sikurse edhe punimet e përzgjedhura nga juria është bërë e ditur se do të botohen në numrin e 20-të të revistës letrare “Agmia”.
Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë: ‘Eh Penelopë qe thurr e shthurr veten’, shifra: Gladiatori.
Shpërblimi i dytë poezisë: ‘Ëndrra e saj’, shifra: E kujt ishte andrra.
Shpërblimi i tretë poezisë: ‘Lyra e shpirtit tim”, shifra: Dëgjoje zërin tim.
Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Njeriu me ngjyrën e tokës”, shifra: Aviatori
Shpërblimi i dytë: “Ti dhe hëna’, shifra: Hëna.
Shpërblimi i tretë: ‘Te qershia e kuqe”, shifra: Kokrra e qershisë dhe “Aromë bujarie”, shifra: Diaus.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës