Google ADS

Malisheva 800 mijë € më pak për investimet kapitale

10:28 | 24 Maj 2015
Arbresh.info

Komuna e Malishevës këtë vit do të ketë rreth 800 mijë euro më pak mjete në pozicionin buxhetor për investime kapitale sesa ato që ka planifikuar.

Kjo sipas autoriteteve lokale shkaku i rritjes së pagave nga ana e Qeverisë së vendit.

Reduktimet në këto pozicione sipas përfaqësuesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) janë të paarsyeshme, pasi në këtë rast më e udhës do të ishte shkurtimi enorm i shpenzimeve për luks në nivel qendror sesa reduktimi i buxheteve komunale për investime kapitale, shkruan Zëri.

Ndërkohë, ndër kërkesat kryesore të lokaliteteve të Komunës së Malishevës në përgjithësi mbetet rregullimi i infrastrukturës, sidomos i rrugëve dhe kanalizimeve.

Probleme tjera të theksuara të qytetarëve të Komunës mbeten edhe çështja e trotuareve, uji i pijshëm në disa lokalitete.

Një tjetër prioritet dhe shqetësim i qytetarëve të kësaj ane mbetet edhe çështja e rrjetit elektrik, e cila paraqet rrezik potencial për disa lokalitete si pasojë e dëmtimit të shtyllave elektrike.

Derisa për këtë të fundit, zyrtarët lokalë thanë se nuk kanë kompetencë, por do ta përdorin autoritetin e tyre te zyrtarët e kompanisë KEDS, ata thanë se kërkesat tjera të banorëve të kësaj ane do të jenë prioritet dhe realizmi i tyre do të shihet brenda mundësive buxhetore, ndërsa shprehin brengën e tyre për shkak të reduktimeve buxhetore në raport me atë çfarë kanë planifikuar për këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme