Ekspertët kanë thënë shpesh se duhet të ketë më pak orë pune, javë me të shkurtra dhe dita e punës të fillojë më vonë.
Megjithëse është një ide e mirë, asnjë qeveri nuk e ka vullnetin të realizojë atë. Por tashmë politikani socialist francez Benoit Hamon ka propozuar një javë me 32 orë pune në javë.
Gjatë një debati televiziv me rivalin e tij Manuel Valls, ai premtoi se punonjësit do të kenë ende të njëjtën pagesë javore, por do të punojnë më pak orë.
Në Britani punohet mesatarisht 37 orë në javë, përfshi këtu 3.6 orë jashtë orarit, sipas Zyrës për Statistika Kombëtare.
Por megjithatë kjo nuk është vetëm për shëndetin tonë që të punojmë sa më pak orë. Një studim vitin e kaluar tregonte se shkurtimi i ditëve të punës rriste produktivitetin.
Dhe në fakt ideja e Hamon është mbështetur nga shumë njerëz.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...