Google ADS

Promovohet libri ’’Dy gjenealogjitë e modernitetit’’

15:44 | 30 Janar 2017
Arbresh.info

Profesori dhe ish ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi ka promovuar sot librin e tij të titulluar ‘’ Dy gjenealogjitë e modernitetit’’.

Në këtë libër trajtohet debati në mes të dy filozofëve, njëri gjerman dhe tjetri francez.  Kullashi tha se gjenealogjia si term është mënyrë e veçantë e interpretimit të historisë.

Njëri nga recensentët e këtij libri, akademik Rexhep Ismajli tha se librin e Kullashit e ka lexuar me kënaqësi pasi që e njeh autorin por edhe se tek Muhamedin Kullashi ka parë një njeri me një gamë dijesh.

 

“Librin e kam marrë vonë, por e kam lexuar dhe kam marr prej tij gjithë kënaqësinë e leximit. Shpirt dinamik dhe i etur për dije , i afërt me rrjedhat letrare të kulturës, sepse përveç studimeve filozofike ka mbaruar edhe studimet për gjuhë dhe letërsi frënge. Tek Muhamedin Kullashi me kohë kam parë njeriun që me botën e tij po sillte një gamë të tërë dijesh, refleksesh, interpretimesh…’’ tha Ismajli.

Për përmbajtjen e librit të Kullashit ka folur resencenti Astrit Salihu duke e shpjeguar atë nëpër kapituj.

 

‘’Vepra e Muhamedin Kullashit ‘ Dy gjeneealogjitë e modernitetit’ ’fillon me problematizimin deri më tani më të përmbledhur të modernitetit nga ana e Habelmasit në veprën e tij ‘Diskursi filozofik i modernitetit’, ku ai problematizon momentet kyçe të mendimtarëve . Në dy kapitujt pasues në mënyrë të përmbledhur kemi të paraqitur dallimin mbi presupozimet e formësimit dhe ndërtimit të modernitetit nga ana e këtyre dy mendimtarëve. Në veprën e tië Muhamedin Kullashi orvatet që të vë në pah tendosjet e brendshme të modernitetit që kërcënojnë gjithherë shoqëritë aktuale në format e padëshiruara politike dhe të organizimit të pushtetit…Me këtë vepër Kullashi përmbyll një kërkim të përkushtuar dhe konceptual të modernitetit, të cilit interpretohet nga këta dy mendimtarë’’, tha Salihu.

Ndërsa autori i librit tregoi dallimin mes dy mendimtarëve, francezit Focault dhe gjermanit Lefort, e cila është edhe temë e librit të tij.

 

“Dallimi mes tyre është se Focault e mendon dhe rimendon të sotmen përmes mendimit se çka moderniteti në veçanti iluminizmi si epokë që konsiderohet si ka ndikuar shumë tek e sotmja në veçanti në Evropë …Ndryshe nga Focault, Lefort një pjesë të mire të teksteve e zhvillon një koncepcion, i cili nuk është as polikologjik, e ka një analizë dhe një mbështetje të simboleve. Ai në njërën anë dëshiron të vë në pah se çka e dallon modernitetin nga periudha paraprake regjimi i moçëm “, tha Kullashi.

Muhamedin Kullashi ka shkruar një numër të madh librash në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaja. Po ashtu Kullashi ka përkthyer në shqip edhe disa libra të filozofisë franceze.

Kullashi për një kohë ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Francë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme