Hulumtimet e reja kanë treguar se të luash me kukulla Barbie vetëm një herë mund t’i bëjë vajzat e vogla që të mendojnë se ato duhet të jenë të dobëta.
Studimi i cili është publikuar në revistën “Body Image” ka rezultuar se këto kukulla i bëjnë vajzat e vogla të mendojnë se ideale është të kesh një trup të dobët si ato, transmeton portali arbresh.info.
Hulumtuesit në këtë studim kanë intervistuar 160 vajza të vogla australiane nga mosha pesë deri në tetë vjet.
Ekspertja e imazhit të trupit Marika Tiggemann ka thënë për Herald Sun se prindërit nuk duhet tu japin vajzave të tyre barbie për të luajtur.
Sipas saj, nëse prindërit tashmë u kanë dhënë vajzave të tyre kukulla të tilla për të luajtur atëherë ata duhet t’i inkurajojnë ato që të bëjnë më shumë sesa vetëm të duken bukur./arbresh.info.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...