Vendimi i fundit i Donald Trump që t’u ndalohet njerëzve nga gjashtë shtete myslimane të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka pamundësuar regjisorit me famë botërore, Asghar Farhadi, të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, njofton Klan Kosova.
Filmbërësi iranian, Asghar Farhadi, që është i nominuar për Oscar në një nga kategoritë, do ta ketë të pamundur të përkrahë nga afër filmin e tij.
Farhadi është një emër i njohur në kinematografinë botërore.
Ai në të kaluarën ka fituar edhe Oscar për filmin më të mirë të huaj me “A Separation” dhe po ashtu edhe një çmim Golden Globe.
Në vitin 2012 Farhadi ishte emëruar nga revista Time si një ndër 100 personalitetet me më ndikim në botë, njofton Klan Kosova.
Vendimi i Trump iu ndalon sirianëve udhëtimin për në SHBA për një afat të pacaktuar, kurse për 90 ditë të ndaluar të futen në SHBA do ta kenë edhe shtetasit e Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...