Vendi i shenjtë Ise
I ndodhur në Japoni, ky është një nga vendet e shenjta më të vjetra në botë, shkruan portali arbresh.info. Vetëm familja perandorake dhe priftërinj e priftëresha të caktuara lejohen ta vizitojnë.
Ilha da Queimada Grande, apo ishulli i gjarprit
Ky ishull gjendet jashtë Brazilit dhe është aq i populluar nga gjarpërinjtë saqë shkencëtarët duhet të marrin disa leje shtetërore para se ta eksplorojnë.
Shpella Lascaux
Kjo shpellë në Francë besohet të jetë 20,000 vjet e vjetër, shkruan portali arbresh.info. Është e mbuluar me piktura të kafshëve. E zbuluar në vitet 1940, shpejt edhe është hapur për turizëm, por kur njerëzit lëshonin dioksidin e karbonit dëmtoheshin pikturat. Tani vetëm disa shkencëtarë lejohen ta vizitojnë.
East Rennell, ishujt Solomon
Kjo zonë mund të jetë vend i mbrojtur nga UNESCO, por kjo nuk do të thotë që duhet ta vizitoni. Vendasit janë gjuetarë kokash.
The North Sentinel Island
Ky ishull i bukur është i rrethuar nga nga shkëmbinj nënujorë koral dhe gjendet në Gjirin e Bengalit. Hileja? Fisi sentinelez është grupi i fundit i njerëzve që i kanë rezistuar kontaktit njerëzor. Po t’u afroheni bëhen shumë të dhunshëm.
Surtsey, Islandë
Kjo është një nga copëzat e tokës më të reja në botë. U formua në vitet 1960 pas një shpërthimi vullkanik. Vetëm disa shkencëtarë kanë qenë në gjendje ta vizitojnë për kërkime.
Poveglia, Itali
Ky ishull ëstë përdorur me shekuj si një vend arratiseje dhe ku liheshin të vdekurit. Ka ende gropa të murtajës dhe ekspertët sugjerojnë që më shumë se 100.000 njerëz kanë vdekur atje./Arbresh.info
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...