Kishte detyrë shtëpie “Skënderbeun”, por tifozja e vogël e Tiranës…

00:38 | 27 Janar 2017
Trina Galanxhi

“Shkruani për Skënderbeun”. Ishte kjo tema që mësuesja u kishte dhënë në klasë, por një vajzë e vogël (tifoze e Tiranës) e kishte keqkuptuar. Fjalët e vajzës në fletoren e tyrave të shtëpisë janë: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet rradhaz. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”.

Mësuesja kishte pasur në mendje Heroin Kombëtar, por ndryshe kishte menduar vajza. Historinë e bën publike babai i saj Ilir Hoxholli.

Ai publikoi fletën e tyres së shtëpisë së vajzës duke shkruar: “Mësuesja i jep detyrë gocës të shkruaj për Skënderbeun, po si mund të shkruaj ndryshe danoçja e Tironës. Ç’na ka gjet. Ta pyesim nesër mësuesen e kishte për heroin kombëtar apo për ekipin e Skënderbeut”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme