Shkencëtarët kanë rritur qeliza njerëzore brenda embrionit të derrit, një hap ky shumë pranë qëllimit për të rritur mëlçi apo organe të tjera te kafshët e për t’i transplantuar më pas te njerëzit.
Qelizat përbënin vetëm një pjesë të vogël të çdo embrioni, dhe embrionët rriteshin vetëm për disa javë, raportuan studiesit këtë të enjte.
Kërkime të tilla të njerëzve dhe kafshëve kanë ngritur shqetësime etike. Qeveria e SHBA pezulloi fondet e taksapaguesve për eksperimentet në vitin 2015.
Puna e re, e realizuar në Kaliforni dhe Spanjë, u pagua nga fondacione private.
Rritja e organeve njerëzore te derrat është “shumë larg” tha Juan Carlos Izpisua Belmonte nga Instituti Salk në La Jolla, Kaliforni, një autor i raportit për gazetën “Cell”.
Ai shtoi se kërkimi i ri është “thjesht një hap i parë drejt objektivit”.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...