Kosova po merr pjesё nё panairin ndёrkombёtar tё turizimit EMITT, i cili mbahet nё Stamboll tё Turqisё nga sot deri më 29 janar, dhe i cili konsiderohet si njёri ndёr pesë panairet mё tё mёdha nё botё sa i pёrket numrit tё vizitorёve tё interesuar nё fushёn e turizmit.
Nё kёtё panair marrin pjesё mbi 5000 kompani dhe institucione nga 80 vende. Nga Kosova marrin pjesё bizneset qё veprojnё nё sektorin e turizmit nё Kosovё dhe rajon.
Kёtё herё vendnodhja e Kosovёs gjendet nё qendёr tё panairit, pranё Ministrisё sё Kulturёs dhe Turizmit tё Turqisё dhe pranё vendeve tё njohura ndёrkombёtarisht nё kёtё sektor siq janё India, Tajlanda etj. Gjatё hapjes sё panairit, shtandin e Kosovёs e vizitoi Ministri i Kulturёs dhe Turizmit tё Turqisё, Nabi Avci.
Pёrpos kompanive turke, interesim kanё shfaqur edhe kompani dhe institucione tё ndryshme ndёrkombёtare. Gjatё dy ditёve tё para panairi do tё jetё i hapur pёr pёrfaqёsuesit e bizneseve simotra, kurse, gjatё dy ditёve pasues pёr palёt e interesuara pёr tё udhёtuar apo pёr t’i kaluar pushimet nё Kosovё, ku kjo ngjarje do tё jetё njё mundёsi shumё e mirё pёr t’i promovuar destinacionet mё tё bukura tё Kosovёs.
Organizimi i pjesёmarrjes nga Kosova udhёhiqet nga Shoqata e Turizmit Alternativ tё Kosovёs.
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...