Ka filluar konferenca arsimore e cila ka për qëllim zhdukjen e korrupsionit nëpër shkolla si dhe zhvillimin e tyre.
Në konferencën me temë: ”Fuqizimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë” dhe ”Krijimi i një kulture demokratike në shkolla dhe e diversitetit në shkolla”, zëvendësshefi i Seksionit të Operimeve në zyrën e BE-së, Libor Chlad, tha se rezultati i PISA-s ka qenë treguesi më i mirë që ne duhet të punojmë më shumë që ta zhdukim korrupsionin, pasi u shpreh se korrupsioni ka një kosto të lartë buxhetore.
Kurse zv.ministri i MASHT-it, Mevludin Krasniqi tha se MASHT është i interesuar që ta ndalojë këtë dukuri dhe ofroi mbështetjen e këtij institucioni për ta luftuar atë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?