Google ADS

Shkenca paralajmëron: “Puna përpara orës 10 është tortura e sotme moderne”

07:03 | 26 Janar 2017
Arbresh.info

Në pak vende të botës ka ndryshuar praktika e fillimit të punës në mëngjes! Në disa prej tyre nis në 9 por në shumë të tjera që në 8.

Dr. Paul Kelley, udhëheqës i hulumtimit të kryer në Universitetin e Oksfordit, së fundmi ka zbuluar se forma më e zakonshme e torturës moderne është përgjegjësia për t’u zgjuar dhe për të filluar punën para orës 10 të mëngjesit.

Trupat tonë funksionojnë në bazë të kohës biologjike, ndryshe e njohur si ora cirkadiane. Kjo mund të quhet edhe ora jonë e trupit, është cikël gjenetik i para-programuar që e rregullon aktivitetin tonë të trurit, nivelet e energjisë, prodhimin e hormoneve dhe perceptimin e kohës.

Duke filluar punën çdo ditë para orës 10, ne shkencërisht jemi duke e torturuar veten përmes pengimit të ritmit cirkadian, rrjedhimisht duke prishur balancat e organizmit!

Pasojat e kësaj janë problemet e vazhdueshme fizike dhe emocionale!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme