Agim Sopi, drejtori i përgjithshëm i TKK-së ka njoftuar se premiera e kësaj shfaqje do të jepet në muajin janar, mirëpo regjisori Ugzmajli ka treguar për KultPlus se premiera e kësaj shfaqje do të jepet në muajin shkurt, si pasojë e angazhimit të disa prej aktorëve, të cilët edhe është dashur më pas të zëvendësohen me të tjerë. Ugzmajli nuk ka treguar për përbërjen e kastës së kësaj shfaqje.
“Shtëpia pa dritare”, e cila është një komedi shqiptare e shkruar nga Saimir Gongo, ishte një ndër katër projektet e miratuara nga menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës, që të vihet në skenë për vitin 2016-të, me regjinë e regjisorit kosovar Besim Ugzmajli, shkruan KultPlus. Kjo shfaqje që është projekt i Skenës së Vogël e Vogël në këtë institucion, nuk arriti që të jetësohet në vitin që lamë pas, dhe kësisoj u bart për vitin 2017-të. Në njoftimin e dërguar për medie, nga drejtori i përgjithshëm i TKK-së Agim Sopi, njoftim ky që tregonte raportin financiar për shpenzime vjetore të këtij institucioni, thuhej se kjo shfaqje veç ka nis provat dhe me premierë do të del në fund të janarit.
“Kanë filluar provat në projektin ‘Shtëpia pa dritare’ me regji të Besim Ugzmajlit. Premiera e kësaj shfaqje, si e fundit në këtë sezon, pritet të ndodhë gjatë muajit janar të vitit 2017”, thuhej në njoftimin e udhëheqësit të përgjithshëm të TKK-ës Agim Sopi.
Por një gjë e tillë, sipas vetë regjisorit Ugzmajli nuk pritet të ndodhë. I kontaktuar nga KultPlus, Besim Ugzmajli tha se për arsye kryesisht objektive shfaqja me premierë do të dalë në muajin shkurt.
“Provat kanë filluar, pastaj ka qenë një pauzë, tash do të vazhdojmë përsëri me prova, kasta e aktorëve do të ndryshoj pak, për arsye kryesisht objektive, aktorët kanë angazhime të tjera dhe mu më është dashur të bëjë disa ndryshime, ky është proces krejtësisht normal, dhe brenda shkurtit do të jepet premiera”, theksoi për KultPlus, Besim Ugzmajli, i cili vazhdoi tutje të thotë se bëhet fjalë për një proces kreativ, dhe sipas tij, jo gjithmonë mund të arrijnë në kohë ti përmbyllin projektet e tyre.
“Shtëpia pa dritare”, e shkruar nga Saimir Gongo, ishte vënë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, nga vetë autori i veprës në vitin 2015-të. Ndërkaq ngjarja trajton vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë. Thamë një hero i paemër, por ne do ta quajmë Neritan se është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë do ti duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë.
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse