Skenaristi i filmit ‘Goodfellas’ rrëfen për takimet sekrete me mafian larg syve të FBI-së

17:30 | 25 Janar 2017
Trina Galanxhi

Skenaristi Nicholas Pileggi, i njohur për filmin ‘Goodfellas’ , rrëfen për takimet e tij me krerët e mafias larg syve të FBI-së.

Fituesi i çmimit Oskar, filmi ‘Goodfellas’ është konsideruar të jetë një ndër filmat më të mirë zhanrit gangster, i cili ende vazhdon të mbetet një ndër filmat më të shikuar ndonjëherë, transmeton arbresh.info.

Pileggi i cili shkroi skenarin e filmit gjatë një interviste ka bërë të ditur se si e ka hulumtuar historinë e mafias duke kaluar kohë me ta.

Në filmin ‘Goodfellas’ shfaqet jeta e Henry Hill, një ish-gangster me të cilin skenaristi u bë mik i mirë.

“Henry dhe unë u bëmë shumë mirë. Kalonim shumë kohë bashkë. Unë shkoja ta takoja në vendet që nuk i dinte as FBI-ja”, ka thënë ai për Vice.

Ai ka theksuar se takimet janë bazat e librit që më vonë u realizua edhe si film.

Pileggi gjithashtu ka thënë se nuk shqetësohej nëse mafia përpiqej për ta vrarë.

“Kurrë nuk jan shqetësuar. Njerëzit ishin të shqetësuar, miqtë e mi, madje një mik i imi polic, që ishte në dijeni të takimeve më dha edhe një antiplumb”, ka thënë ai.

“Madje edhe kur kam punuar si gazetarë më kanë rrahur një ose dy herë, por jo shumë. Ata nuk ndjekin gazetarët, përderisa ata nuk fusin hundët në punët e tyre. Unë nuk kam nxjerrë asnjë sekret, prandaj isha rehat”, ka shtuar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme